FIDANISHTJA

Zeneli pas golit dhe asistit ndaj Malmos: Dua t’i dëshmoj trajnerit se e meritoj të luaj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Arbër Zeneli ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 2:1 të Elfsborgut ndaj Malmos, ku ishte protagonisti kryesor me një gol spektakolar dhe një asistim.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili kishte mbetur në stol në dy ndeshjet e fundit, tha se është normale që çdo lojtar të ndihet i zhgënjyer kur nuk aktivizohet, por theksoi se zgjedhja e tij është të përgjigjet në fushë dhe jo me ankesa, shkruan Indeksonline

“Të gjithë lojtarët nervozohen kur nuk luajnë, por unë jam profesionist në mënyrën time dhe përpiqem ta ndihmoj skuadrën kur më jepet mundësia. E pata shansin dhe shpresoj t’i dëshmoj Bjorn Hambergut se e meritoj të vazhdoj të luaj”, deklaroi Zeneli.

29-vjeçari u shpreh i kënaqur edhe për fjalët pozitive të trajnerit, duke theksuar se performanca në fushë është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur çdo dyshimi.

United Hospital

“Është mirë të marrësh komplimente nga trajneri. Kur të më jepet mundësia, nuk mund të rri dhe të ankohem pse jam në stol. Këtë e kam bërë kur kam qenë më i ri. Tani jam në një moshë ku duhet ta pranoj situatën dhe të përpiqem t’i dëshmoj trajnerit të kundërtën”, u shpreh ai.

Zeneli zbuloi gjithashtu se ka zhvilluar bisedime me trajnerin Bjorn Hamberg, por theksoi se e respekton plotësisht vendimin e tij për formacionin.

“Sigurisht që kemi biseduar. Por ndonjëherë nuk ka nevojë të flasësh shumë. Trajneri zgjedh formacionin që mendon se është më i miri dhe ti duhet ta pranosh. Nuk mund të sillem duke u ankuar apo t’i tregoj ekipit se jam i zemëruar pse nuk luaj”, përfundoi reprezentuesi i Kosovës.

Paraqitja ndaj Malmos, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e Elfsborgut, mund të jetë një pikë kthese për Zenelin, i cili synon të fitojë më shumë minuta dhe të rikthehet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës suedeze./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.