Eko Higjiena

Ambasada amerikane: Në këtë ditë të Shën Valentinit tregoni dashuri për vendin dhe familjen, e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve që të votohet në këtë ditë të zgjedhjeve.

Në një shkrim në Facebook, Ambasada thotë se, e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve.

“Në Ditën e Shën Valentimit tregoni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, shkruan Ambasada, përcjell Telegrafi.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

ARKATANA

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.