UBT

Kurti: Vonesat në integrim të BE-së rrisin rreziqet gjeopolitike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vonesat në procesin e integrimit krijojnë hapësirë për ndikime të jashtme dhe rreziqe gjeopolitike, duke kërkuar një qasje më të vendosur dhe më të shpejtë ndaj zgjerimit të BE-së, gjatë pjesëmarrjes së tij në panelin me temën “Ku përfundon Evropa – vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike”.

“Pata kënaqësinë të hap panelin dhe ta përmbyll atë në diskutimin me temën ‘Ku përfundon Evropa – vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike’, me ç’rast theksova rëndësinë e unitetit, qartësisë dhe vendimmarrjes së guximshme nga progresistët evropianë në një moment kur presionet globale po rriten”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se ka ndarë bindjen se rajoni nuk duhet të shihet si periferi e Evropës, por si pjesë e saj.

ARKATANA

“Si kryeministër i një vendi nga Ballkani Perëndimor siç është Republika e Kosovës, ndava bindjen se rajoni ynë nuk duhet të shihet si periferi e Evropës, por si pjesë integrale e saj, historikisht, kulturalisht dhe politikisht”, ka shkruar ai.

Kurti ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është nevojë për demokraci më të fortë, zhvillim ekonomik dhe siguri afatgjatë.

Ai gjithashtu ka thënë se “Evropa fillon në shtëpi dhe përfundon në vijat e frontit të solidaritetit, në Ukrainë, në Moldavi, në Gjeorgji dhe kudo ku mbrohen vlerat demokratike”, duke shtuar se është detyrë e të gjithëve të veprojnë me përgjegjësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.