United Hospital

Masakra e Rezallës, Hoti: E vërteta doli në dritë pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka kujtuar Masakrën e Rezallës, duke theksuar se më 5 prill 1999, në këtë fshat të Skenderajt, 98 civilë shqiptarë, burra dhe djem të rinj, u pushkatuan nga forcat e armatosura të Serbisë.

Hoti ka potencuar se një pjesë e viktimave u ekzekutuan në njërën kodrinë të fshatit, ndërsa vrasjet dhe krimet tjera u kryen edhe në pjesë tjera të vendbanimeve.

Sipas tij, struktura shtetërore serbe zbatoi edhe në këtë masakër praktikën e krimit të shumëfishtë, duke rrëmbyer kufomat dhe duke tentuar fshehjen e gjurmëve përmes varrezave masive.

Uji Dea

Ai ka theksuar se, pas përfundimit të luftës, eshtrat e disa prej të vrarëve në Rezallë u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe në Kizhevak, në Serbi.

“Serbia i groposi krimet nën dheun dhe historinë e saj, me tendencën për të fshehur krimin, por e vërteta për krimet dhe fatin e të zhdukurve me dhunë nga Kosova, shpesh dolën në dritë rastësisht. Jo nga vullneti për kërkim falje dhe drejtësi nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Hoti.

Në fund, ministri ka bërë thirrje që krimet e kryera gjatë luftës të mos harrohen, duke nderuar viktimat me mesazhin: “Lavdi të rënëve për liri!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.