Fundamenti

Florent Muslija dhe Valmir Sulejmani luajtën në barazimin e Hannoverit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy futbollistët nga Kosova, Florent Muslija dhe Valmir Sulejmani, janë aktivizuar sonte te Hannoveri, shkruan Zeri.info.

Hannoveri sonte luajti baras dhe pa gola ndaj Paderbornit në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga 2.

Mobi Casa

Florent Muslija ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 68 minuta, atëherë kur si zëvendësues i tij u inkuadrua Valmir Sulejmani.

Ndryshe, Hannoveri renditet në pozitën e pestë me 33 pikë. /Zeri.info