United Hospital

Gjilani “koritet”, eliminohet nga Istogu ne Kupën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Skuadra e Istogut ka suprizuar bukur “bardhekuqët” e Gjilanit në 1/8 e finalës së Kupës së Kosovës në stadiumin e saj “Demush Mavraj”, duke e eliminuar nga garat me rezultat 2-0.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili erdhi për gjashtë muaj tek “bardhekuqët” erdhi me bujë të madhe e me premtime se do të fiton Kupën e Kosovës dhe do të jetë në garat evropiane në fund të sezonit, por që në fillim i ka hasur “sharra në gozhdë” duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës.

Trajneri Sokoli në këtë ballafaqim ka zhvilluar ndeshjen me futbollistët më cilësor të cilët i posedon në skuadër, por ka zhgënjyer me të madhe tifozët e flakt “Skifterat” me këtë humbje.

“Bardhekuqët” e Gjilanit gjatë 90 minutave nuk arritën të krijojnë asnjë rast të rrezikshëm drejt portierit të Istogut, Valmir Hajrizaj.

Fundamenti

Në pjesën e parë skuadra e Gjilanit krijoji dy gjysmë raste, në minutën e 21-të Darko Nikaq me kokë gjuan afër shtyllës pingule, dhe dhjetë minuta më vonë Gerhard Progni nga largësia gjuan por portieri Hajrizaj ndal gjuajtjen e tij.

Vendësit në pjesën e dytë në minutën e 64 e 67, shënojnë për ta vulosur këtë përballje.

Së pari në minutën e 64-të, Yoan Olivier gjuan bukur duke mposhtur Enea Koliqin e Gjilanit, ndërsa tre minuta më vonë Erion Qeta me mjeshtri shënon duke ngritur epërsinë në 2-0.

Për futbollistët e Gjilanit eliminimi nga Kupa e Kosovës është një zhgënjim i madh e posaçërisht humbja nga një skuadër çfarë është Istogu./rajonipress/