HW

Muric kontribuon në përmbysjen e madhe, Sassuolo triumfon ndaj Udineses

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Arijanet Muric ishte pjesë e rëndësishme e fitores me përmbysje të US Sassuolo ndaj Udinese Calcio me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 25-të të Serie A.

Skuadra vendase e mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të mbrojtësit francez Oumar Solet në minutën e 10-të, duke vënë në vështirësi Sassuolon.

Megjithatë, në pjesën e dytë erdhi reagimi i menjëhershëm i mysafirëve. Armand Laurienté barazoi në minutën e 56-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Andrea Pinamonti përmbysi gjithçka për 2:1, pasi më herët kishte asistuar edhe te goli i parë.

Mobi Casa

Portieri kosovar, Arijanet Muric, pati një paraqitje të qëndrueshme dhe të sigurt, duke ndihmuar skuadrën e tij ta ruajë avantazhin deri në fund.

Me këtë fitore, Sassuolo rikthehet te suksesi pas humbjes nga Interi javën e kaluar, ndërsa si Sassuolo ashtu edhe Udinese mbeten me nga 32 pikë në mesin e tabelës. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.