FIDANISHTJA

Pas largimit nga Diosgyori, Florent Hasani pritet ta vazhdojë karrierën në Izrael

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani i ka dhënë fund aventurës me Diosgyorin në Hungari.

Sulmuesi vushtrrias u transferua te klubi hungarez në janarin e vitit 2018 nga Trepça ’89, raporton “Zeri.info”.

Në tri vitet e fundit, Hasani ka bërë 91 paraqitje në kampionatin hungarez ku ka realizuar dhjetë gola.

Hidromorava

Zyrtarisht, Hasani ende nuk i takon ndonjë klubi.

Por, sipas mediumit hungarez “Csakfoci.hu”, Hasani pritet të transferohet te klubi izraelit, Hapoel Kfar Saba”.

Ndryshe, Hasani me fanellën e Kosovës ka bërë tetë paraqitje. /Zeri.info