KKVITI

Parma dhe Sassuolo të interesuar për Kristjan Asllanin

/ 1 minutë lexim
HW

Nuk përjashtohet mundësia që Kristjan Asllani të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Te Torino nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Asllanit në gjysmën e parë të edicionit 2025/26. Megjithatë, edhe nëse largohet nga klubi, reprezentuesi i Shqipërisë pritet të vazhdojë karrierën në futbollin italian.

Gazetari italian, Alfredo Pedulla, ka shkruar të martën se Parma dhe Sassuolo janë të interesuara për shërbimet e Asllanit.

Eco Higjiena

Sipas Pedullas, të dy klubet e shohin Asllanin si futbollist me karakteristika të përshtatshme për skuadrat e tyre.

Asllani iu bashkua Torinos gjatë verës në formë huazimi nga Interi. Në rast të ndërprerjes së bashkëpunimit me Torinon, mesfushori nuk pritet të kthehet tek Interi, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit, Cristian Chivu.

23-vjeçari Asllani këtë edicion me Torinon ka luajtur në 16 ndeshje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.