Aksidentohen dy vetura në “Zabel” lëndohet një pasagjere
Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në lagjen e Zabelit.
Deri te aksidenti në bazë të hetimeve fillestare besohet se ka ardhur kur vozitësi shqiptar, derisa ishte në lëvizje me automjetin e tij VW me targa 06 i cili duke mos respektuar shenjën stop e godet automjetin Peugeot me targa po 06 ku i shkakton dëme materiale dhe gjithashtu është lënduar një pasagjere shqiptare.
Rasti shkon në Gjykatë dhe cilësohet si aksident trafiku me lëndime./rajonipress/


