Uji Dea

Çitaku i reagon Bashkimit Evropian: Hipokrizia ka emër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se do të ishte që Brukseli para se të japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.

Lexoni të plotë postimet e saj:

“Hipokrizia ka emër.

Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratislavë, Athinë, Bukuresht, Nikozia.

Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.

Pastaj, a nuk është BE ‘neutrale; karshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë.

ARKATANA

Çitaku, sërish ka shkruar, duke dhënë edhe një shembull tjetër.

“Ja edhe një shembull.

Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në BE, rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE.

Prej raporteve me Rusinë e Kinën e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE.

Asnjëherë Brukseli nuk ka ia ka tërhjekur vërejtjen Serbisë. Së paku jo publikisht. Përjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën.

S’po foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.