Eko Higjiena

Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga të qenit problem për Evropën, vazhdoni dialogun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, i cili kishte marrë pjesë në negociatat e Rambujesë, ka thënë që Kosova duhet të lëvizë nga së qenit problem për Evropën, dhe të vazhdojë dialogun.

Ai në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se nuk ishte fare i lumtur kur BE-ja i vendosi masa Kosovës para tre vjetësh.

“Mund t’ju them se kur Kosovës iu vendosën sanksionet unë nuk isha aspak i lumtur për këtë, t’ju them të drejtën”, tha Wolfgang Petritsch në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Tani, gati 43 vjet pas vendosjes së sanksioneve, në një situatë kaq në ngecje në zhvillimin demokratik të Kosovës, tani po i kuptoj më mirë kritikët në Bruksel se sa që i kam kuptuar më parë”, tha ai.

FIDANISHTJA

Petritsch thekson se parakushti kryesorpër Kosovën është që të ketë një qeveri demokratike dhe të gjallë.

“Kështu që në këtë rast, krejt çka mund të urojmë, ose mund të uroj unë, është që Kosova pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të prodhojë një rezultat që do t’u mundësojë partive politike në Prishtinë të krijojnë Qeverinë”.

“Ju duhet të lëvizni nga së qenit problem për Evropën. Të bëni një zgjidhje për një problem në Evropë e sidomos në Ballkan. Duhet ta vazhdoni dialogun. Ndoshta duhet një qasje e re, por parakushti kryesor është që të ketë një qeveri demokratike dhe të gjallë”, deklaroi diplomati austriak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.