Hidromorava

Ekipet e shëndetësisë primare në Gjilan kanë realizuar 33 vizita shtëpiake tek pacientët e prekur nga COVID-19

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e përballjes me virusin në dy ditët e fundit.

Në këtë takim u bë e ditur se ekipet e shëndetësisë primare kanë realizuar të enjten 33 vizita në shtëpi të pacientëve të prekur me COVID-19.

Hidromorava

Nënkryetari Arbër Ismajli u ka bërë apel qytetarëve, gastronomisë dhe qendrave tregtare që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit sa i përket përballjes me pandeminë brenda dhjetë muajve është si vijon: Nga 8906 mostra, 3333 persona kanë rezultuar pozitivë, 3054 të shëruar, 104 të vdekur, 175 raste aktive, 28 të konfirmuar me virusin janë në hospitalizim dhe 70 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.