KKVITI

E shantazhon përmes facebook-it, arrestohet një shqiptar në Cërnicë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ankuesja shqiptare ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në sistemin kompjuterik (rrjetin social, facebook) të saj dhe sipas saj kishin postuar disa foto me motive të ulëta. Gjatë zhvillimit të hetimeve është kuptuar se këtë veprim e kishte kryer i dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Cërnicë.

I dyshuari me 02 qershor 2016 është sjell në stacion policor, është intervistuar në prezencë të avokatit, ku janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se ai është i involvuar në këtë vepër penale me qëllim të përfitimit personal.

Mobi Casa

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ku ndaj të dyshuarit lëshon vendim mbi ndalimin për 48 orë. Rasti në Prokurori njoftoj policia e Kosovës njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/