Eko Higjiena

Nënkryetari i PDK’së: Shpresojmë që kurrë s’do kemi koalicion me Vetëvendosjen

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Memli Krasniqi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar që asnjëherë partia e tij të mos ketë bashkëpunim politik me subjektin me të cilin ishte bashkë në opozitë në legjislaturën e shtatë, Vetëvendosjen.

Krasniqi tha, ndër të tjera, edhe se vetëm qeverisja e PDK’së i ofron stabilitet vendit. Ai këto komente i bëri në emisionin ‘Pressing’ në T7, shkruan Gazeta Express.

“Shpresojmë që ne kurrë s’kemi me pasë koalicion me VV. Nëse ne i fitojmë zgjedhjet, ne do të mundohemi me e kriju një qeverisje që i ofron stabilitet vendit. Një prej krizave më të mëdha të vendit është jo-stabiliteti”, ka deklaruar ai.

Hidromorava

Ai, tutje ka pasur edhe deklarata kundërshtuese për politikat e VV’së, për të cilën thotë se po tentojnë ta manipulojnë qytetarin.

“Si njerëzit mund të manipulohen nga Albin Kurti dhe nga fakti që njerëzit nuk mund ta vërejnë transformimin e tij të hatashëm nga ai që ka qenë dhe ai që është”, deklaroi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.