Eko Higjiena

Limaj thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për vendin tonë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takime të ndara përfaqësues të degëve të Nismës Socialdemokrate.

Kreu i Nismës këto takime i ka vlerësuar si mobilizuese në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

UBT

Ai ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve të Nismës në terren për këto zgjedhje, të cilat ai thotë se janë jetike për vendin tonë.

“Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, sot kam pritur në takime të ndara përfaqësues e disa prej degëve të Nismës Socialdemokrate. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me vullnetin pozitiv dhe angazhimin e degëve tona në terren për këto zgjedhje të cilat janë jetike për vendin tonë. Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të shtetit dhe vlerave kombëtare po merr mbështetje dhe përkrahet kudo nga qytetarët e vendit”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.