United Hospital

Deputetja e PDK-së i quan të vobekta qeveritë e kaluara: Për koalicionet vendos Kryesia

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Eliza Hoxha në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ende nuk kanë diskutuar për një koalicion të mundshëm me ndonjërën prej partive politike.

Madje, ajo tha se PDK-ja e ka për qëllim një përfaqësim të denjë në këto zgjedhje dhe se për këtë cështje vendos Kryesia e partisë.“Ne nuk kemi asnjë koalicion për momentin dhe nuk kemi diskutuar për një gjë të tillë. Besoj në Kryesi do të vijnë çdo propozim që do të jetë pa kaluar në Kryesi besoj që nuk merr jetë pastaj. Neve listën do ta plotësojmë me 110 deputet. Normalisht e rëndësishme është ajo se si do të jetë distribuimi hapësinor në bazë të komunave të Kosovës domethënë degëve që i ka të shtrira në Kosovë bazuar edhe në numrin e banorëve meqë Kosova është një zonë zgjedhore”.

“Ne mund të propozojmë çka do, por ideja e Partisë Demokratike të Kosovës është që të kemi një përfaqësim të denjë nga të gjitha hapësirat komunale që PDK-ja faktikisht ka përfaqësim. Synimi i të gjithë ne është që të jemi të parët. Ne punojmë që të dalim të parët. Besoj që edhe të qenit në opozitë e ka ndihmuar PDK-në dhe qytetarin e Kosovës për të parë edhe punën që ka bërë Partia Demokratike e Kosovës në opozitë”.

FIDANISHTJA

Sipas saj, Kosova ka sistem elektoral që deri tani edhe ashtu si është i ndërtuar nuk ia mundëson një partie politike ta ketë mandatin e vetme dhe nuk duhet të ekzistojë një diskurs i egër si ka ekzistuar deri tani.

Ajo i ka quajtur të vobekta qeveritë e kaluar, duke thënë se nuk kishin guxim që të merrnin vendime karshi sfidave ekonomike e pandemike, raporton EO.“Vazhdoj me menduar që ka qenë parti e guximshme, vendimmarrëse edhe në momentet më kritike dhe në moment si këto që kemi kaluar në pandemi Qeveri të vobekta me pamundësi vendimesh dhe me një pako shumë të vogël ligjesh që kanë kaluar dhe me një qasje shumë të zbehtë karshi sfidave ekonomike dhe pandemike që kemi pasur mendoj se duhet të mendojmë për parti të cilat kanë vizion dhe ekzekutiv vendimmarrje. Ne garojmë për veten”.“Normal synojmë që listën ta kemi të përfaqësuar sa më mirë që të dalim të parët. Kosova ka sistem elektoral që deri tani dhe ashtu si është i ndërtuar unë nuk besoj që ia mundëson një partie politike ta ketë mandatin e vetme dhe besoj që nuk duhet të ekzistojë një diskurs i egër si ka ekzistuar deri tani dhe të krijojmë hapësira të cilat nuk krijojnë mundësi për dialogim dhe për ndërveprim midis partive politike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.