Hidromorava

Elbi përdoret kundër inflamacioneve të ndryshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Elbi është bimë njëvjeçare, me një gjatësi deri një metër. Sipas radhitjes, ekzistojnë disa lloje të elbit. Elbi është lloj i drithit nga familja e barit (lat. Poaceae), kultivohet shumë dhe sipas studimeve është lloji i pestë i drithit më i kultivuar në botë.

Prejardhjen e ka nga Etiopia dhe Azia juglindore, kur ishte përdorur si ushqim për kafshët, por edhe për prodhimin e alkoolit. Sot si kulturë elbi është i përhapur në mbarë botën.

Fundamenti

Përveçse përdoret për ushqim dhe veti të tjera në ushqim, elbi njihet edhe për vetitë e saj shëruese, e pjesa më e rëndësishme është kokrra e pjekur e elbit.

Është ilaç për njerëzit e dobët dhe njerëzit që nuk kanë fuqi. Përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, pastaj edhe kundër inflamacioneve të shumta të mushkërive dhe kundër plogështisë.