ARKATANA

FSK-ja i bashkohet Gardës Kombëtare Amerikane në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të saj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Kosovës ka aprovuar Vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM).

Fundamenti

“Krahas përkushtimit të vazhdueshëm për të avancuar aftësitë dhe kapacitetet operacionale, FSK po arrin sukseset e saj të mëdha edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar duke fuqizuar në vazhdimësi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshijë FSK-në në misione ndërkombëtare paqeruajtëse, konfirmon edhe njëherë përkrahjen për Kosovën duke e konsideruar si një faktor të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e kudo në Botë. Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët strategjik në orientimet e saj euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e dërguar për media. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.