Fundamenti

Hoxhaj: Procesi i shtetndërtimit është ndalur, ka mbetur aty ku e ka lënë PDK-ja në 2019-n

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, teksa foli për përgatitjet e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka deklaruar për fushat në të cilat do ta kenë fokusin.

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi se procesi i shtetndërtimit është ndaluar dhe ka mbetur aty ku e ka lënë PDK-ja në vitin 2019.

ARKATANA

Sipas tij, duhet që të përmbyllet edhe konsolidimi i shtetësisë së Kosovës.

“Gjatë këtyre dy javëve, një ekip i cili do të merret me hartimin, pjesë e të cilit jam edhe unë do të jap kontributin në atë se cilat do të jenë prioritet në zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi, politikë të jashtme etj. Duhet të kemi bashkëbisedim me qytetarët për ta vlerësuar më mirë. Ne i dijmë disa prioritete që i kemi. Një sektor i konsoliduar i tregut të lirë është kyq për çdo gjë në Kosovë, qoftë për punësim qoftë për krijimin e një klime të mirë të biznesit, qoftë për ta rritur buxhetin, qoftë për eksport, qoftë për të pasur mirëqenie. Procesi i shtetndërtimit është ndaluar, ka mbetur aty ku e ka lënë PDK-ja në vitin 2019. Ne duhet që ta përmbyllim konsolidimin e shtetësisë tonë. Kemi edhe tema që të bëjmë me sigurinë, përshembull me sigurinë energjetike. Prandaj duhet të kemi debat edhe me strukturat e partisë edhe me ekspertë, qytetarë e çdo shtresë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.