ARKATANA

Kapen armë e municion në Desivojcë të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Policia e Kosovës njësitet hetuese nga Stacioni Policor në Kamenicë kanë realizuar Urdhrin për Bastisje të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan të datës 27.05.2016, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshimtit shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Desivojcë Komuna Kamenicë.

Gjatë bastisjes është gjetur një revole Zastava 635, kalibrit 8mm, me një karikator dhe 4 copë fishekë të kalibrit 6 mm.

UBT

Revolja me karikator dhe fishekë është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës. Me urdhër të prokurorit rasti në procedohet në procedurë të rregullt në prokurori njoftoj policia e Kosovws./rajonipress/