United Hospital

Hoti: Marrëveshja e nënshkruar me ShBA-të është një e arritur e madhe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur të arritur të madhe marrëveshjen e nënshkruar sot me Shtetet e Bashkuara të Kosovës (ShBA). Kjo marrëveshje, sipas tij, siguron financimin për bizneset kosovare dhe projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit.

Marrëveshja në fjalë, sipas tij, është në kuadër të asaj të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Gazeta Express.

“Të gjithë ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, tash po i shohin përftimet që i kemi nga kjo marrëveshje. Duke filluar nga pika doganore në Merdarë, ku janë thjeshtësuar procedurat dhe është integruar pika kufitare atje. Sot bëmë një marrëveshje të re, ku siguron financimin për bizneset kosovare dhe për projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Besoj që është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës nënshkrimi i kësaj marrëveshje dhe ne tash na hap rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera financuese për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Uashingtonit”, deklaroi i pari i ekzekutivit.

Uji Dea

Veç tjerash, ai potencoi se ky vit ka qenë sfidues, për çka u zotua se për gjashtë muaj janë treguar rezultatet, që një qeveri tjetër sipas tij do të duhej të kalonte një vit punë për të arritur ato.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.