Hidromorava

Murati: Raporti Kurti–Osmani ishte “martesë interesi”, presidentja e mbuloi izolimin ndërkombëtar të kryeministrit

/ 2 minuta lexim
HW

Valon Murati, ligjërues i shkencave politike, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai ka thënë se koalicioni mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk ka qenë një koalicion interesi.

“Ka qenë një martesë interesi… të gjithë ne që e njohim rrugëtimin qoftë të z. Kurti, qoftë të znj. Osmani këtë e kemi ditur. Po ashtu e kemi ditur dhe e kemi përcjellë që nga fillimi që nuk ka pasur pajtueshmëri në këto 4–5 vite”, ka thënë ai në Tv Dukagjini.

UBT

Murati ka shtuar se, duke pasur parasysh se presidentja i ka kompetencat shumë më të kufizuara, ajo e ka mbajtur anën e kryeministrit.

“Por me shenja disa herë të mospajtimeve të thella dhe e kam përshtypjen se në këto zhvillime të fundit, edhe në arenën ndërkombëtare, një izolim i gjatë i z. Kurti në arenën ndërkombëtare është mbuluar nga znj. Osmani dhe ka qenë e vështirë edhe në analizat politike dhe debatet ta identifikosh, sepse mbrojtësit e kanë arsyetuar gjithmonë se atë pjesë po e mbulon presidentja. Vërtet ne e dimë që pak a shumë z. Kurti i ka pasur të kufizuara raportet edhe vizitat në SHBA, nuk është pritur askund me nivelin zyrtar atje, e të kufizuara i ka pasur për shkak të këtyre zhvillimeve edhe me BE-në”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.