Uji Dea

Plisi i shqiptarëve hyjnorë (Etnokulturë)

/ 14 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hysen Këqiku – Me skena të tilla, me ngjarje ndër më çnjerëzoret kanë sfiduar njerëzit e gjakut tonë ndër shekuj nga armiq të shumtë që kaluan nëpër arealin tonë autokton si me hunët, avarët, normanët, ostrogotët, vizigotët, me romakët, me grekët, osmanët – aktualishtë në vazhdimësi me sllavët, që pasuan njëri pas tjetritm me djegie e rrënime, me vrasje e tmerre të papara. Përkundër të gjithave, pellazgo-iliro-shqiptarët, ia arritën t’i mbijetojnë të gjitha këto, duke mos rënë nën ndikimin e këtyre armiqëve të shumtë që kulminaconi i “kultures” së tyre ishte shkelja, okupimi, uzurpimi dhe shkatrrimi i arritjeve të kulturës materiale dhe shpirtërore të banorëve autokton.

PLISI DHE HISTORIA E TIJ NËPËR KOHË

Kësaj here do të flasim për plisin dhe, nëse flasim për të duhet të kihet parasysh se ai identifikon shqiptarin, i cili gjatë një historie prej kur veten e quante pellazg, bëri një rrugë të gjatë mijëravjeçare. Kjo ishte rrugë sakrificash, rrugë e cila ishte e mbushur me katrahura dhe sfida.
Shumë krijues , ndër ta historianë, shkrimtarë e shkencëtarë, kanë shkruar qindra vepra, në të cilat personazhë epikë, janë vetë shqiptarët. Ata, pa marrë parasysh barierat që kishin përpara, e bënë ecjen e tyre dhe erdhën në shekullin XXI po me ato synime pellazgo-ilire dhe me plisin e bardhë mbi kokë.
As pellazgët as bijt e tyre ilirët as shqiptarët –pasardhës të ilirëve, kurrë nuk bënë luftë për ta okupuar ndonjë vend, por zhvilluan luftë mbrojtëse për të jetuar aty ku e filluan jetën që nga fillimi i fillimeve.
Kjo ishte kohë e gjatë – kohë e cila pasqyroi ngjarje të panumërta në rrugën e ecjes dhe qëndresës. Armiqtë dyndës, nuk ishin të pakët as të dobët. Synimi i tyre ishte të futnin nën këmbë tokat tona bukvala, me ar e argjend, me male e fusha, me liqej e detëra, me begati të shumëta, me ndërtime e mrekullira që kishin ditur (indogjenët) ta bëjnë veten popull Zot të atyre mrekullive natyrore e mendore.
Të kalosh nëpër këtë rrugë, e të dalësh kështu siç jemi në gjendjen momentale, do të thotë se ne shqiptarët, të cilëve na shkëlqeu plisi i brdhë mbi kokë, duhet ta quajmë veten me plot besim të pavdekshëm, të qëndrueshëm e të durueshëm. Kjo bëri që doket, zakonet, tradita, kultura, folklori, muzika, besimi e shumë elemente, ecën bashkë me krijuesit deri në ditët tona me të cilat krenohemi në mënyrën më njerëzore pa i penguar të tjerët rreth nesh e në mes nesh.
Veshja popullore me laramaninë mahnitëse e dekorative në festivale të ndryshme me karakter ndërkombëtar, ka zënë vende të para. E tëra kjo prej opingave me “Yrrnek” e derite te plisi maje koke, e ka kompletuar veshjen edhe të femrave edhe të mashkujve, pa marrë asgjë nga askush.
Një prej elementeve më të rëndësishme në etnografinë popullore të veshjes është PLISI, kapela ose kapuçi – siç thotë populli. Elementi më i përfolur deri në përbuzje nga pushtuesit e ndryshëm dhe më i mbrojturi nga vetë autorët e tij – shqiptarët.
Sipas legjendave vetë Zeusi (Zësi) –Zot i zjarrit,e ka mbuluar dhe dekoruar kokën me PLIS –me të njëjtin siç e ka ruajt formën deri më sot.
Shumëherë, gjatë rrugëtimit epokal të tij – deri më ditët që po jetojmë , plisi është baltos, është shqyer e djegur, iu ka ndërruar ngjyra si dhe janë pru vendime edhe me ligj edhe me “sheriat” për ndalimin e tij si nga pushtetet ashtu edhe nga ideologjitë fetare.
Asnjë force, asnjë masë, asnjë ligj nuk ka mundur ta ndalojë. Ai ka ardhur, bashkë me ne, në shekullin XXI dhe shkëlqen me tërë krenarinë edhe madhështinë e shpirit të pastër e të zemrës së bardhë të atyre që e vejnë në kokë si element kulminant i veshjes kombëtare.

SANKSIONE MAKABRE TË OKUPATORËVE

Pas Luftës së Pare dhe të Dytë në Velegllavës në qershor dhe korrik të vitit 1944 Avdi Sinan Reka i biri i Sinan Rekës i cili ra heroikisht në Luftën e Dytë të Velegllalvës, shtëpia dhe prona e patundshme e tij shtrihej m’u pranë kufirit me afshatin Marocë të Serbisë. Po e përmendi kohën pas vitit 1956, kur familja të cilës i përkas, u shpërngulëm nga fshati Velegllalvë (Velia Glaua), komuna e Dardanës (ish Kamenicë) dhe u vendosëm në fshatin Vaksincë, komuna e Kumanovës aktualisht e Likovës.

Fshati ishte i banuar me shqiptarë, po asnjë fare , nuk kishte plis edhe pse hoxha u kishte predikuar se “është shumë xhynah me dale në rrugë pa kapuç e pa shami”…
Ata gjatë sundimit Osman kishin vënë në kokë “fesa të kuq”, të cilët janë dukur të bahen deri në vitet e 50 të shekullit të kaluar. Pas largimit të turqëve osmanë, pra pas viti 1912, pjesërisht i kishin hequr fesat dhe në vend të tyre kishin vënë plisa dhe do kapuça prej një pëlhure të zezë ose patiskë e zezë të qepur rreth e rreth deri në maje koke. Të njetit i kishet bartur edhe komuniteti maxhup. Gjendja e njëjtë ishte edhe në të gjitha fshatrat e tjera të komunës së Kumanovës, të Likovës, të Shkupit e të mbarë Maqedonisë së atëhershme, në fshatrat e komunës së Preshevës, Bujanocit edhe në shumë vende të Kosovës të cilët tradicionalisht kanë bajtë plisa. Përjashtim nga vistet e tjera, banorët e Karadakut të Kumanovës dhe të Shkupti kanë bajtë rroba kombëtare me ngjyrë të zezë në përjashtim të plisit.

Banorët vendas të fshatrave të rrafshit – fushës e urrenin plisin, ndërsa kur nëpër fshat kalonte ndonjë plisbardhë i thonin “llatin”. Ku e cekëm më lartë hoxha kapuç i quante ata që bëheshin prej pëlhurës me ngjyrë të zezë. Me një rast, më kujtohet, vjeshtë e vitit 1959 ishte. Erdhën dy femra nga fshati Brezë i Karadakut të Shkupit me veshje karakteristike malësore me ngjyrime kombëtare. Më kujtohet mirë kur vajzat edhe djemtë, duke u shkuar prapa i këndonin në tallje, përbuzje dhe përqeshje: “Dinka ka dinka/ Po vijnë dy llatinka/ Si njana si tjetra/Tepsijat ndër sejtlla/. Kjo urrejtje, kjo përbuzje ishte për keqardhje, po ato i kishte sejllur gjendja e tyre e skamjes në fshat, për të lypur ose për të bërë ndërrimin e pateteve me drith.

Në vitin 1960, në një ndejë rasti, në fshatin Vaksincë, lagjja e Matrajve, lidhur me këtë dukuri e pyeta më plakun e lagjes emiri i të cilit ishte Nevzat po e thirrnin Xad. Ishte afër 80 vjeç: “Këtu në mes të katunit janë hala temelet e një kishe katolike, e jona ishte se ne jemi kanë të besimit katolik, po sundimi i gatë osman na ka detyrue ta ndërrojmë fenë dhe (thuaja se) të hejekim dorë nga vetëvetja. Janë ba shumë luftëra të përgjakshme për të mos ardh në kët gjendje që jemi. Deri në fmininë teme, e mbaj në mend, në Vaksincë kanë qenë dy komplete teshash kombëtare për mashkuj deri në plis. Ato i kanë vesh djemtë që martoheshin, vetëm në natën e parë të martesës për të hy dhandërr… Kadal-kadal hupën edhe ato. Turku edhe sot na dënon dhe jemi të dënuar nga kushtetuta e haramit se ajo ka sundue me dy kushtetuta: Me kushtetutën e haramit (moslejimit) dhe me kushtetutën e hallallit (të lejimit). Kanë than se ne na ka sundue me kushtetutën e ndalimeve, bje fjala për ne shqiptarët asht kanë e ndalueme me bajt rroba me ngjyrë të bardhë, nuk kanë pasë të drejtë me pasë dritare, vetëm dritare me kapakë mbyllur, as shpi me oxhak nga del timi. Ket të drejtë nuk e kemi pasë deri sa jemi ba myslimanë. Plisi i bardhë ka qenë jasak – i ndaluem edhe sot asht “jasak”!…Mospërdorimi i plisit na i ka ndryshuar edhe doket e dasmës. Deri sa asht bajt plisi, kur e nxirrshim nusen prej kerrit, në oborr të burrit, ia vnojshim tre plisa. E, kur u ndalue plisi ku të gjendej ai për atë synim që nusja t’i lindëte tre djem. U ndalue plisi humbi edhe ky adet si edhe mija tjerë…”- tha mes tjersah urtaku Xad.

Rrëfimi i Xadit është i gjatë po e mora këtë për ta treguar shkakun pse nuk bëhet as sot në këtë hapësirë fushore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Rrafshit të Kumanovës të Shkupit e tutje.

Plisi i bardhë definitivisht u ndalua pas Luftës së Dytë Botërore në të gjitha fshatrat rrëzë maleve të Karadakut të Preshevës. Kumanovës dhe Shkupit ndërsa në fshatrat e malësisë së Karadakut plisi i bardhë bahej me krenari.

U NDALUA PLISI PA LIGJ PO ME SJELLJE VANDALE

ARKATANA

Në Luftën që u zhvillua në afërsi të fshatit Runicë, komuna e Kumanovës) në vitin 1945 në mes partizanëve dhe ballistëve të Sulë Hotlës, vritet zëvendësi i tij Destan Destani nga fshati Llojan. Katër luftëtarë të Ballit e marrin trupin e pajetë të Destanit për ta prurë në fshatin e lindjes në Llojan. Të katrit kanë qenë me plisa në kokë. Policia e posa formuar e slavo-maqeonëve, të nesërmen e asaj dite një shqiptarë duke kaluar nëpër fshatin Reçicë, me plis të bardhë, e zunë dhe e rrahën deri pak para vdekjes në mënyrë mizore vetëm pse kishte plis të bardhë në kokë. Më në fund e vrasin. Kjo ngjarje i tmerroi të gjithë ata që plisin e kishin rekvizit tradicional jo vetëm të fshatit, Vaksincë e Llojan të mbarë atij rrafshi që nga Bujanoci e deri në Shkkup e më tutje. Nuk guxoi kush të del me plis. Ai u zëvendësua me kapuçat me patiskë të zezë që e banin maxhupët e studurekut e më tutje.

Rasti thuaja i njëjtë ka ngjajrë edhe në Gjilan. Plaku Durmish ose siç e thirrnin Axha Durmish, me prejardhje nga fshati Gadime. Të gjithë e kanë njohur si plak me veti të veçanta. Ai e ushtronte zanatin e qepjes së tirqive kombëtar. Po, kur e morën ushtar, diku në kohë të Serbisë e rrahën pamëshirshëm dhe nga kjo nuk ka guxuar më ta vazhdojë zanatin e qepjes së tirqëve as ta baj plisin e vjetër që nga Pellazgjia. Ka jetuar deri në vitin 1996 në shtëpinë e Haki Ramadanit dhe është varrosur në varret e Gjilanit.

Cilitdo popull po ia ndalove gjuhën, veshjen kombëtare ai shkon duke u shkrirë në një popull tjetër. Ky ishte qëllimi 500 vjeçarë i turqëve më vonë që nga viti 1912 i sllavëve të jugut e grekëve.

Janë raste të panumërta, sa shqiptarë janë rrahur kur janë takuar me poilicë e xhandarë serbo-bullgaro-maqedonasë bile edhe me metoda edhe më të egra vetëm pse kanë pasur plis në kokë.

“HYP SE TË VRAVA, SHTRYP SE TË VRAVA

Nga gjendja dhe ndodhitë në terren është krijuar aforizma “Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”…Kur janë takuar me policë e xhandar sllavë, gjatë udhëtimit për nevoja furnizimi e gjallërimi, i kanë përshëndetur në gjuhën e tyre. E kanë rrahur me të vetmin arsyetim:”Pse na përshëndete, kush je ti të na përshëndetësh”!?, nuk e kanë përshëndetur i njejti ndëshkim :”Pse na përshëndete, kush je ti të na përshëndetësh ti !? dhe, ka pasuar rrahja deri në alivanosje kryesisht për ata që kanë pasur plis në kokë:
-“Shta ti je ova na gllavu? (Çka e ke atë në kokë?)
-Kapa. (Kapuq.)
-Skini i paci ga! (hiqe dhe gjuaje!)

Edhe kur e kanë hequr, edhe kur nuk e kanë hequr ka pasuar rrahja, arrestimi, burgu, tortura… edhe sot thuhet si në shaka po për ta kujtuar:”Hala ti nuk ke hangër bugarski çytek!…(të rrahur bullgare, maqedone ose serbe)

PERSONALISHT DHE REALISHT E PËRJETUAR

Në vitin 1956, në moshën 10 vjeçare u ballafaqova edhe me një skenë të tillë e cila më rri kurdoherë e pashlyeme në mendjen time. Isha me vëllaun e madh Rexhepin (i ndjerë), me vëllaun më të ri se unë për dy vjet dhe me motrën dy vjet para meje. Udhëtonim me tren në relacionin Bujanoc – Tabanoc. Posa gjetëm vend për t’u ulur erdhën dy policë. Isha shumë kurreshtar se për herë të parë shihja të uniformuar. Në kuk kishin revole dhe kërbaç.
-Shta me gledash? )Çka po më shikon?) -më bërtiti një syhapët…
Me dorën e tij të madhe ma rrëmbeu plisin tim të vogël dhe ma hudhi për dritareje të trenit. Më hipi një inati dhe njëkohësisht një frikë. Vëllau im, të cilin e konsideroja shumë të fortë, nuk bëri zë, i vogli dhe motra u strukën pranë vtij dhe rrinin kokulur.
Vonë e kam kuptuar pse vëllau nuk bëri zë, pse heshti, pse nuk ndërmori asgjë.
Po të ndodhte ndryshe epilogu do të ishte tragjik për një plis të vogël po në kuptim i madh sa historia – prej fillimi.
. . .
Prindërit tanë, atje në Malësinë e Gallapit, plisat i ndreqnin vetë, gati të gjithë prindërit.
Plisi që ma morën policia në tren më duket ka qenë sa një ve zogu në krahasim me ata që i banin të rriturit po ka qenë shumë i mirë, i dashur dhe tërë bardhësi sepse ishte i bërë nga dora e nënës sime dhe i babait tim. E di se ka qenë prej leshit të barkut të deles Bardhokë. Ka qenë i butë dhe ma mbante kokën shumë ngrohtë. Nuk e harroj as porosinë e babait : “Kurrë mos e hiqni nga kryet se Zoti Ynë nuk ju do pa plis të bardhë në krye!”. Ai nuk ishte aty kur ma morën dy policët buzçaravesh e me shikim bishe. E, kur shkova në Vaksincë të Kumanovës, ku jetuam deri në vitin 1973, i tregova. Nuk foli asgjë vetëm ia mbaj në mend një ofshamë të gjatë e cila më vjen deri në vendin ku jam ulur momentalisht… Ndjesë pastë këmishbardhi e kapuçbardhi, zemërbardhi e shpirtbardhi…
Me skena të tilla, me ngjarje ndër më çnjerëzoret, kanë sfiduar njerëzit tanë ndër shekuj nga armiqë të shumtë që kaluan mbi arealin tonë autokton si me hunët, avarët, normanët, ostrogotët, vizigotët, me romakët, me grekët, osmanët, aktualisht në vazhdimësi me sllavët, që pasuan njëri pas tjetritm me djegie e rrënime, me vrasje e tmerre të papara.

Përkundër të gjithave, pellazgo-iliro-shqiptarët, ia arritën t’i mbijetojnë të gjitha këto, duke mos rënë nën ndikimin e këtyre armiqëve të shumtë që kulminaconi i “cultures” së tyre ishte shkelja, okupimi, uzurpimi dhe shkatrrimi i arritjeve të kultures material dhe shpirtërore të banorëve autokton.

Ilirida dhe Çamëria ende janë nën gjumin letargjik dhe në djepin pellazgjik, duke u mëkuar për t’u ngritur drejt lavdit dhe synimit, i cili nën thundrën e urrejtjes patologjike nga ata që ende nuk kanë idenntitet ose edhe nëse kanë krijuar ndonjë identitet e kan me vjedhurina e grabitje pikërisht nga begatia që patën parahelenët – përkatësisht shqiptarët në territorin e ndritshëm të Gadishullit Ilirik… /rajonipress/