Fundamenti

Buxhovi: LDK-ja dhe LVV-ja duhet të ribashkohen për çkapjen e shtetit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Jusuf Buxhovi, një nga themeluesit e LDK-së, në 31-vjetorin e themelimit të kësaj partie, ka folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe të vendit.

Në një bisedë në televizionin publik, fragmente nga e cila ka publikuar vetë ai në Facebook, Buxhovi ka thënë se LDK-ja, bashkë me LVV-në duhet të gjejnë sërish gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.

“LDK dhe LVV mund dhe duhet ta bëjnë ndryshimin bashkërisht. Në të kundërtën, hyhet në një krizë politike të riciklueme”, thekson Buxhovi.

Sipas tij, LDK-ja ka dy pamje. “Atë Lëvizjes Kombëtare, nga 23 dhjetori 1989 deri më 12 qershor 1999 dhe atë si parti në skenën politike nga protektorati ndërkombëtar e deri te koha jonë. E para është pamje historike, ndërsa e dyta me dështime politike, që po e përcjellin sot e gjithë ditën”, u shpreh anëtari themelues i LDK-së, raporton Zeri.info.

Ai thotë se LDK-ja, nga vdekja e Rugovës, e ka humbur rëndësinë e vet, “ngaqë iu ka nënshtruar inercionit të kapjes së shtetit me partitë tjera, gjë që ka sjellë te krijimi i feudeve të brendshme”.

FIDANISHTJA

Buxhovi vlerëson se LDK-ja në vitet e fundit, sa ka qenë në qeveri, të shumtën është rrëzuar nga brenda, “pra nga deputetët e vet dhe kjo e ka degraduar partinë por edhe skenën politike”.

Ai foli pak edhe për koalicionin jetëshkurtër qeverisës, LDK-LVV, i cili u prish në shkurt të këtij viti. Thotë se këto dy parti nuk e kuptuan ndryshimin si kauzë, por si luftë për pushtet dhe e rrëzuan njëra-tjetrën dhe dëmtuan çështjen.

“LDK-ja dhe VV duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët, përkundër asaj që ka ndodhur midis tyre, meqë vetëm bashkërisht mund t’ia dalin që kauzën e ndryshimit ta vejnë në binarët e lëvizjes së çkapjes së shtetit. LDK-ja duhet t’u nënshtrohet reformave të brendshme, me të cilat do të jetë në gjendje që të sjellë ndryshimin e pritur në skenën politike të vendit”, deklaroi shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Po ashtu, ai u ndal edhe tek largimi i Vjosa Osmanit nga partia. Sipas mendimit të tij, Osmani duhet që brendapërbrenda LDK-së të luftojë për ndryshimet e duhura, “meqë në Këshillin Qendror ka një shumicë që është e gatshme për ndryshime rrënjësore”.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka shënuar 31-vjetorin e themelimit të saj me disa aktivitete. Buxhovi ndërkaq, gjatë ditës së sotme, ka publikuar disa dokumente nga Kuvendi Themelues i mbajtur më 23 dhjetor 1989. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.