Mobi Casa

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve është i qartë, tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha sot se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

Ai këto komente i bëri pas vizitës në Postën e Kosovës ku u pyet për mundësitë e bashkëpunimit me ndonjë parti politike.

“Nuk kam ndonjë gjë të re për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi pritur që do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit sivjet, por duket që po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit të vitit 2021. Bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat për formim të qeverisë së re tashmë janë inekzistente”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës tha se biseduan për punën e kësaj ndërmarrjeje, që sipas tij, po e mbyll vitin me rreth 1 milionë euro fitim.

ARKATANA

Sipas tij, është për të përshëndetur fakti që po zgjerohet rrjeti i zyrave dhe shërbimeve postare, ku gjithsej tha se janë 166 zyra, prej të cilave 16 janë në veri, raporton Telegrafi.

Ai tutje tha se janë shuar strukturale ilegale, nuk operon as Posta e Serbisë dhe se dinari nuk është më mjet pagese.

“…Nuk ka pasur vakum sepse Posta e Kosovës është aty që t’i ofrojë të gjitha shërbimet që dikush konsideronte se mund të mungojnë atëherë kur ndërpritet ilegaliteti”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.