United Hospital

Hysaj vendos të ndahet me Napolin, pritet të kalojë në kampionatin e Rusisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Elseid Hysaj është bërë një çështje që nuk po përfundon kurrë te Napoli. Ndërrimi i trajnerit, nga Ancelotti te Gatuzo, rizgjoi shanset e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare që të mund të mbetet pjesë e “Axurrëve”.

Mirëpo, prej javësh, mediat pranë Napolit bëjnë me dije se çështja e rinovimit të futbollistit të Kombëtares ka ngecur dhe me shumë gjasa nuk do të ketë avancim.

Për “Panorama Sport”, transmeton “Zeri.info” në lidhje me të ardhmen e Hysajt, ka folur edhe vetë babai i futbollistit. Gëzim Hysaj ka treguar si po shkon qëndrimi dhe çështja e rinovimit me napolitanët. “Elseidi nuk dëshiron të qëndrojë më te Napoli. Ai po pret fundin e kontratës dhe më pas të lidhë një kontratë të re, ku ka disa kërkesa nga klube të ndryshme evropiane.

Arsyeja e mosqëndrimit te skuadra napolitane është më shumë për anën financiare, duke qenë se është bllokuar mundësia e rritjes së pagës. Napoli nuk pranon ta bëjë këtë dhe kësisoj ai është në kërkim të një klubi tjetër me mbarimin e kontratës”, është shprehur Gëzim Hysaj për gazetën. Babai i mbrojtësit të Kombëtares kthehet shpesh në vendin tonë.

Eco Higjiena

Duke qenë me origjinë nga Malësia e Madhe, Gëzimi ndoqi skuadrën e vendlindjes, Veleçikun, në ndeshjen e luajtur të dielën në kompleksin e Pezës ndaj Partizanit B.

Skuadra koplikase barazoi 1-1 dhe Gëzim Hysaj përjetoi emocione në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë. Referuar të ardhmes së mbrojtësit, Gëzim Hysaj ka treguar:

“Një opsion i mundshëm është Spartaku i Moskës, që ka paraqitur një ofertë mjaft të mirë”, është shprehur Gëzim Hysaj. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.