Uji Dea

AKR e gatshme për zgjedhje të reja, thonë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe Aleanca Kosova e Re (AKR), është e gatshme të marr pjesë në zgjedhjet e reja në vend.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacollit.

Murseli tha se AKR-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike për ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Si çdo herë edhe kësaj radhe AKR nuk ka vija te kuqe për asnjë parti politike”, ka thënë ai.

United Hospital

I pyetur se a ka AKR-ja kandidat për kryeministër, Murseli u shpreh se: “Me rëndësi është të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të respektohet vullneti i popullit”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe se konstatoi se presidenti i Republikës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Më vendimin e Gjykatës thuhet se asnjë person që është i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, “nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese thotë se Qeveria Hoti do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e një ekzekutivi të ri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.