Eko Higjiena

Hoti mburret me masat anti-COVID: Jemi ndër tri-katër vendët që e kemi menaxhuar më së miri situatën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa aty kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për masat e reja që mund të merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Hoti ka thënë se do të kujdesen që t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojte nga COVID-19, duke krijuar njëkohësisht kushte të volitshme për bizneset si dhe për lëvizjen e qytetarëve, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“Raportet deri më tash janë vërtet pozitive, masat e ndërmarra më herët kanë ndikuar dhe numri ka rënë nën 200, nga 700 raste sa kemi pasur brenda 24 orëve. Në bazë të informacioneve që kemi pasur nga Institutit Kombëtar bëhet e ditur se ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e kemi menaxhuar situatën me COVID-19, dhe duhet të sigurohemi se tani kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa t’u krijojmë atyre kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe të marrim masa për t’i mbrojtur qytetarët e bashkatdhetarët”, tha Hoti.

Ndërkohë ditëve të fundit ka rënë numri ditor i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ndërsa po mbahen ende në fuqi masat e fundit anti-COVID që u morën më 11 nëntor. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.