UBT

Kryeziu: Përtej ndarjeve politike, vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë dinjitetin e luftës sonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka bërë thirrje që përtej ndarjeve politike dhe interesave të ditës, të gjithë të jenë të bashkuar për të mbrojtur dinjitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryeziu shkruan se përkrah protestën që sot do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nga ku do të kërkohet vetëm drejtësi për ish-krerët e UÇK’së të cilët po gjykohen në Hagë.

“Jam në përkrahje të plotë të protestës së sotme në Tiranë kundër mbajtjes në burg të komandantëve të UÇK-së, përmes procedurave gjyqësore të dyshimta dhe politikisht të motivuara. Ka çështje që nuk duhet dhe nuk mund të politizohen dhe liria e atyre që luftuan për lirinë është një prej tyre. Sot, më shumë se kurrë, ekziston një pajtim i gjerë se kjo Gjykatë është e padrejtë dhe nuk do të duhej të ishte ngritur kurrë”, ka shkruar Kryeziu.

HW

Ai më tej shkruan se drejtësia e vërtet nuk mund të ndërtohet mbi paragjykim.

“Drejtësia e vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi paragjykim, e aq më pak mbi harresë. Ajo kërkon respekt për sakrificën e atyre që mbrojtën të drejtën për të jetuar të lirë. Në këtë moment, më shumë se kurrë, na duhet unitet – përtej ndarjeve politike, përtej interesave të ditës. Sepse vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë dinjitetin e luftës sonë dhe të ardhmen e republikës që ajo e bëri të mundur”, përfundon shkrimin Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.