ARKATANA

Komiteti i jep mbështetje drejtorit të arsimit për rastin e shkollës në Zhegër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtorët e dy gjimnazeve në Gjilan, të cilët kanë paralele të ndare fizike në Zhegër, mund të përballen me masa disiplinore për shkak se kanë lejuar organizimin e provimit të lëndës së historisë, për nxënësit e klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, në kundërshtim me rekomandimin e autoriteteve arsimore. Nxënësit e Zhegrës e kanë bojkotuar lëndën e historisë gjatë një gjysmëvjetori të tërë, në shenjë kundërshtimi të profesorit Ilir Vokshi dhe përkrahjes së paraardhësit të tij. Kështu ka thënë të hënën drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, në mbledhjen e Komitetit të Arsimit, ku është diskutuar edhe ky problem.

Ai ka paralajmëruar sanksione edhe për anëtarët e komisionit për mbajtjen e provimit të lëndës dhe personat tjerë të përfshirë në këtë rast.

Komiteti i Arsimit ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe në këtë drejtim i ka dhënë përkrahje drejtorit Nazmi Musës. “Komiteti i Arsimit e mbështet DKA-në ndërmarrjen e veprimeve konkrete ndaj atyre që nuk kanë respektuar procedurat ligjore”, ka thënë Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit të Arsimit, duke shtuar se anarkisë në shkolla nuk duhet t`i lihet hapësirë.

United Hospital

Musa i ka sqaruar të gjitha veprimet që i ka ndërmarrë për të normalizuar mësimin në këtë shkollë sa i përket lëndës së historisë. Ai ka thënë se Inspektorati Regjional i Arsimit ka rekomanduar mbajtjen e mësimit plotësues, para se nxënësve t`iu mundësohet hyrja në provim të lëndës, por rekomandimi nuk është respektuar.

Në diskutim rreth këtij problemi, të cilin e kanë ngritur për diskutim Fehmi Sylejmani (VV) e Leonora Bunjaku (PDK) si dhe çështjeve tjera nga fusha e arsimit, janë përfshirë edhe Ajtene Shahiqi (AAK), Idriz Ramadani (LDK) e Arta Hyseni (LDK).

Komiteti i Arsimit është njoftuar edhe me raportin tremujor të Drejtorisë së Arsimit, të cilin e ka prezantuar Nazmi Musa, ndërkaq disa nga pikat tjera i ka shtyrë për seancën e radhës./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.