Fundamenti

“Furia e kuqe” e Arbërisë ja merr një pikë Dritës në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Skuadra e Dritës nuk ka arrit të marr më shumë se një pikë ndaj Arbërisë e cila u paraqit mjaft mirë dhe e vendosur për të mos pësuar humbje në këtë ballafaqim duke e përmbyll rezultatin në 1-1.

“Bardh e kaltërtit” e Dritës sipas rasteve të cilat i patën gjatë 90 minutave kanë mundur ta fitojnë këtë përballje por edhe mysafirët nga Dobraja i patën rastet e tyre dhe në fund ishte rezultati real me atë se çka u demonstrua në fushë.

Gjerë në minutën e 35 të dy skuadrat kishin gjysmë rastet e tyre, në këtë minutë Arrabal i mysafireve luan me dorë në zonë e arbitri i kësaj ndeshje Visar Kastrati akordon penalti i cili nga pika e bardh realizon Kastriot Rexha duke mposhtur portierin Thaqi 1-0.

Në minutën e 57 Almir Ajzeraj me kokë godet horizontalen e Thaqit i cili lëshon rast ideal për të shënuar për 2-0

Në minutën e 67 Hamdi Namani nga afërsia i papenguar dështon ta mposhtë portierin mysafir Thaqin. Tre minuta më vonë në minutën 70 mbrojtësi Blakqori nga afërsia gjuan por golin ja mohon mbrojtësi Piraj i cili ja bllokon gjuajtjen.

ARKATANA

Në minutën e 75 pas një krosimi të mysafirëve Namani në tentim të largimit të topit nga zona me kokë shënon në portën e tij për të barazuar 1-1.

Rastin më ideal në minutat shtesë të ndeshjes nuk e konkretizon Alidema i cili nga afërsia gjuan dobët jashtë portës.

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar
“E kemi ditur se do të jetë vështirë pasi nuk ka ndeshje të lehta me rezultat nuk jam i kënaqur por ne zhvilluam një lojë të mirë dhe kur nuk shënon pëson. Arbëria nuk patë raste shënimi por në këtë ndeshje na mungoi edhe fati”.

Trajneri Arbnor Morina edhe njëherë ka dëshmuar se përpos që është një trajner i madh ai është edhe një person mjaft i respektuar kudo që paraqitet duke thënë:
“Në emrin tim i shprehi ngushëllime familjes së Naser Sylejmanit i cili para disa ditësh ka ndërruar jetë. Për skuadrën time kjo është një pikë e madhe duke ditur se këtë pikë e fituam ndaj kampionit aktual dhe liderit të Superligës djelmoshat e mi treguan karakter dhe zhvilluan një ndeshje të mirë dhe këta djelmosha po tregojnë kualitet dhe dëshirë të madhe për rezultate pozitive me pak fat kemi mundur të marrim tri pik”.

Drita nga 17 javët e zhvilluara ka tubuar 40 pik dy më shumë se Ballkani ndërsa në fundjavë zhvillon ndeshjen e mbetur me Prishtinën në kryeqytet ndërsa Arbëria dimëron në pozitën e gjashtë me 21 pikë nga 18 javët e zhvilluara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.