UBT

Kumbulla: Forma ime është në rritje, duam të shkojmë sa më larg në Ligën e Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla u aktivizua nga minuta e parë për Romën në takimin e Ligës së Evropës përballë CSKA Sofias, përcjell “Zeri.info”.

20-vjeçari ka qenë i pranishëm në fushë vetëm në pjesën e parë të këtij takimi, që Roma më shumë e luante për “statistika”, pasi që më herët kishin siguruar kalimin tutje.

Kumbulla foli për “Roma TV”, teksa tregoi për humbjen 3:1 ndaj CSKA-s dhe për gjendjen e tij.

Mobi Casa

“Kryem gabime dhe kishim mungesë përqendrimi, kjo edhe prej faktit që ishim kualifikuar. Duhet të punojmë fort, nuk mund t’u dhurojmë gola kundërshtarëve. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Duam të shkojmë sa më larg në Ligën e Evropës”, tha mbrojtësi shqiptar.

“Ndihem shumë më mirë. Luajta 90 minuta ndaj Sassuolos dhe 45 minuta sot. Forma ime po vjen në rritje, mendoj se po i afrohem formës më të mirë“, shtoi Marash Kumbulla.

Kujtojmë se mbrojtësi i krahut kishte munguar për Romën për rreth dy javë, pasi ishte i infektuar me koronavirus. /Zeri.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.