Fundamenti

Hoti: Nëse nga tryeza politike nuk del emri i presidentit, shkojmë në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur sot për tryezën e partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Hoti ka thënë se po pret që të dakordohen me të gjitha partitë për të caktuar datë për tryezën ku do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri.

FIDANISHTJA

Ai tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje për presidentin në këtë tryezë, vendi shkon në zgjedhje, transmeton Zeri.info.

“Nuk është qështje urgjente por e nevojshme. Shpejt do të dakordohemi për këtë tryezë për të vendosur për dy gjëra, nëse ka gatishmëri që të negociojmë për zgjedhjen e presidentit dhe pastaj të diskutojmë për parimet për të identifikuar një emër konkret për president të vendit. Nëse nuk ka gatishmëri ne duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Pres nga të gjitha partitë politike të tregojnë përgjegjësi shtetërore për një debat konstruktiv në gjetjen e zgjidhjes.”, ka thënë Hoti në konferencë për media sot./Zëri