Xhelili: Të themelohet Drejtoria e Turizmit në kuadër të Komunës së Gjilanit
Gjilan – Udhëheqësia aktuale e Komunës së Gjilanit, duhet t’i lë anash inatet dhe ndasitë politike dhe të reflektoj pozitivisht në ofrimin e sigurisë për punësimin e 300 deri 500 qytetarë të kësaj komune, në kuadër të kompleksit “Gjilani Ksamil Sarandë” për vitin 2017 thotë Selver Xhelili.
“Pozita dhe opozita, në Gjilan, duhet ta themelojnë Drejtorinë e Turizmit, në kuadër komunës, e cila do të ndikoj shumë në zbutjen papunësisë. Në tavolinë janë të gatshme dokumentet për hapjen e 300 deri 500 vendeve të punës me kontrata sezonale”, thekson Selver Xhelili.
Xhelili, konstaton se e ka për obligim moral të ndihmoj komunën, qytetar i së cilës është. Ai, gjithashtu, kërkon nga institucionet komunale të Gjilanit, të ndërmarrin një iniciativë për t’u binjakëzuar me Komunën e Sarandës. “Themelimi i Drejtorisë së Turizmit në Gjilan, do të krijoj ura bashkëpunimi me Drejtorinë e Turizmit në Sarandë dhe sektorin e turizmit në Qeverinë e Shqipërisë dhe në saje të marrëveshjeve të lidhura ndërinstitucionale, me të cilat Ishulli Ksamil, do të jetë një Ishull i menaxhuar nga njerëzit e Gjilanit, me ç’rast do të gjejnë vende pune nga 300 deri 500 punëtorë. Ksamili ka nevojë për fuqi punëtore sezonale, ndaj një marrëveshje ndërinstitucionale, do të përfitoj komuna e jonë dhe qytetarët e saj”, thuhet në apelin e z. Selver Xhelilit, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan./rajonipress/


