United Hospital

Kapiteni Ard Limani i siguron tri pikë të reja Dritës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Dritës ka zhvilluar ndeshjen e mbetur të javës së parë për shkak angazhimeve në Kupat Evropiane me Llapin nga Podujeva, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0, por tejet e vlefshme për kreun e tabelës së klasifikimit.

Gjatë 90 minutave nuk u zhvillua futboll i pëlqyeshëm pasiqë të dy skuadrat më tepër kërkonin nga gabimet kundërshtare.

Minuta e 17 e ndeshjes ishte vendimtare në këtë përballje, pas një goditje nga 30 metra, Xhevdet Shabani, gjuan fuqishëm portieri mysafirë Shala intervenon shkurtazi e më së miri gjendet kapiteni Ardian Limani i cili nga afërsia shënon për ti siguruar tri pikë tejet të vlefshme për kreun e tabelës skuadrës së Dritës.

Xhevdet Shabani ka mundur shumë lehtë të shënon në minutën e 74-të, por gjuajtja e tij në vend të përfundon në rrjet godet horizontalen e portierit të Llapit, Shalës.

ARKATANA

Mysafirët rastin më ideal për të shënuar në këtë ndeshje i patën në minutën e 49-të, Valmir Veliu dështon nga një pozitë ideale për ta mposhtur Rexhepin e Dritës.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, deklaroi.
“Në këtë ndeshje më e rëndësishmja ishte fitorja dhe 3 pikë, djelmoshat e mi u angazhuan shumë dhe i përgëzoj për këtë angazhim, ishte një ndeshje e fortë ku skuadra mysafire shumë herë na pruni në vështirësi gjatë lojës”.

Ndërsa trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka theksuar pas 90 minutave.
“Golin ja dhuroi Dritës portieri jonë, që nga fillimi kemi dominuar ndeshjes, sot nuk është ditur a është Drita kampion apo Llapi”.

Me këtë fitore Drita pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë më pak se lideri Ballkani, ndërsa ditën e diel Drita në Gjilan e pret liderin Ballkanin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.