Pushka e vogël, e do të madhen – poezi nga dorëshkrimet
Çka ka toka që është vrenjtur, po i shkulin njerëzit e gjallë, bari dhe pema qajnë me lot, përmbi varre këndon një zog
Vaji i pemës është lot i thellë
një armë e re sot na mungon
krahët pemës po ia prejnë
rrënjët trungut po ia këpusin
Humbëm Kelmend e Toplicë
Çamëri, Shkup dhe Manastir
shplomi dhimbjet o vendi im
pushka vogël e do të madhen
Fol atdhé mos thuaj mbarova
udhës së gjuhës pse s´lëvizim
s´dua të shkoj tej Shqipërisë
dua të jem një varr tek varret!..
Rrustem Geci


