Dështon plani i Kryetarit të Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave të fshatrave
Gjilan – Çdo insistim imponues për këshill të fshatit duhet t’i bëhet me dije z.Avdyl Aliut se nuk do të pranohet sepse sot jetojmë në sistem tjetër për dallim nga sistemi komunist dhe nuk duhet insistuar ndryshe përveç zgjedhjes me votë tha Ibish Ibishi.
Sipas Ibish Ibishit nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe këshilltar komunal Komisioni për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave kishte planifikuar që me datën 25.05.2016, të mbante tubim për rizgjedhjen e Këshillit të fshatit në Dobërçan. Edhe pse qytetarët kishin dal në kohën e paraparë për fillimin e tubimit, Komisioni ishte ai i cili u vonua afër një orë, ndërsa qytetarët thonin… nuk na dëshpëron kjo aspak sepse jemi mësuar me parregullsitë dhe papërgjegjësitë e pushtetit, por jemi të vendosur të qëndrojmë sepse kemi dal me qëllim që ta zgjedhim Këshillin e vërtetë të fshatit i cili do të përfaqësoj interesat tona e jo të ndonjë partie…për tubim kishte dalë një numër i madh i qytetarëve dhe me të vërejtur masën e tubuar kryetari i Komisionit kishte taku tre katër aktivist të LDK-së për të diskutuar se si e kanë situatën dhe a do të realizohet plani i përgatitur ditë më parë radhazi ku ishte i implikuar edhe vet kryetari i Komisionit për t’u zgjedhë kryetar njërin prej aktivistëve të planifikuar, ata iu kishin përgjigjur se pak vështirë, më mirë do të ishte të shtyhej për një datë tjetër sepse nuk është i sigurt se ka siguruar vota të mjaftueshme sqaron Ibish Ibishi.
Megjithatë kryetari i Komisionit hapi tubimin dhe dha sqarimet e nevojshme dhe iu drejtua masës nëse kanë ndonjë paqartësi.
Nga masa pati prej ankesave se nuk ishin të informuar mjaftueshëm, mirëpo ky dha disa arsyetime në stilin e tij dhe insistoi që të fillohet me procedura dhe nuk e mori parasysh vërejtjen që u dha lidhur me informimin paraprak. Megjithatë u propozua dhe u vendos me pajtim të masës që edhe procesmbajtësi të caktohet nga përbërja e Komisionit.
Në ndërkohë simpatizantët LDK-së duke e kuptuar se plani i përgatitur ditë më parë po dështon afrohen afër tavolinës së Komisionit dhe duke ia bërë me dije kryetarit se do të dështojnë fillojnë edhe ta kundërshtojnë vazhdimin e tubimit me që rast kryetari dorëzohet, por jo nga presioni, por nga frika se po dështon plani për ta zgjedhë përfaqësuesin e tyre kryetar të këshillit të fshatit dhe z.Avdyl Aliu pa i konsultuar anëtarët tjerë të Komisionit kërkon që tubimi të shtyhet për një datë tjetër.
U thirrën kryetarët e nëndegëve të partive për konsultim, por edhe aty nuk u pajtuan të gjithë për ta shtyrë tubimin, dhe çdo insistim për të vazhduar me takimin, kundërshtohej nga kryetari i Komisionit dhe disa simpatizant të LDK-së. Edhe përkundër insistimit për të vazhduar ky del para mase dhe krye në vete propozon për shtyrje të tubimit me që rast krijohet rrëmujë për të cilën shkaktar u bë vet kryetari të cilit iu drejtuan edhe me fyerje prej më të ndryshmeve dhe nga pakënaqësia e masës dhe rrëmujës që shkaktoi kryetari u pan edhe përçarjet mes banorëve të fshatit.
U kërkua që ky njeri – kryetari aktual të tërhiqet nga komisioni sepse insiston që edhe këshillit të fshatit t’i jep kahje politike, në të kundërtën nuk do të mund të zgjidhet Këshilli i fshatit nëse Komisioni nuk udhëhiqet nga ndonjë anëtar që do të vije nga shoqëria civile.
Çdo insistim imponues për këshill të fshatit duhet t’i bëhet me dije z.Avdyl Aliut se nuk do të pranohet sepse sot jetojmë në sistem tjetër për dallim nga sistemi komunist dhe nuk duhet insistuar ndryshe përveç zgjedhjes me votë tha Ibish Ibishi./rajonipress/


