Atalanta në krye me Berat Gjimshitin shokon Liverpoolin në ‘Anfield’
Befasi e madhe në Marseyside. Liverpooli ka pësuar humbje të papritur nga Atalanta.
Liverpooli ka qenë nikoqir i skuadrës nga Bergamo sonte në “Anfield Road”, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja e vlefshme për grupin D i takoi Atalantës me rezultat të pastër, 0:2.
Josip Ilicic (’60) dhe Gonsens (’64) i realizuan golat e fitores sonte për “Të Kuqtë”.
Me këtë fitore, Atalanta mbetet në vendin e tretë me shtatë pikë të tubuara.
Kurse, Liverpooli ndodhet në vendin e parë me nëntë sosh. /Zeri.info


