Fundamenti

Shënohet 50 – vjetori i brezit të maturantëve të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan

/ 13 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në lokalet e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, dje, maturantët e një kohe të shkuar të këtij gjimnazi, shënuan 50-vjetorin e brezit të tyre me një takim rasti. Ky ishte takim i tyre i përzemërt, i cili nuk kaloi edhe pa emocione. Në pjesën e parë, ku u mbajt ora mësimore, para maturantëvë u gjend Akademik Mehmet Halimi, profesor i kësaj kohe, i cili, nga një listë e vitit 1965/66, i lexoi të gjithë emrat e nxënësve maturantë. Ata, si një, u përgjigjeshin duke shtuar se kanë punuar dikush në procesin mësimor apo edhe në vende të tjera. Aty, para maturantëve të “rritur”, u gjenden edhe profesorë tjerë, si: Ilmi Matoshi, Abdyl Hoxha dhe Sabit Jakupi.

Prej dy klasava, sa ka pasur kjo gjeneratë, kësaj here takimit në fjalë iu përgjigjen vetëm maturantët e klasës IV-4, me 36 nxënës. Në vitin shkollor 1965/66, kujdestar klase ishte Ruzhdi Ushaku, profesor. Por, Ruzhdi Ushaku, kujdestar, mungoi. Andaj, në vend të tij, “rolin” e kujdestarit e udhëhoqi Mehmet Halimi, profesor, i cili tha se, sot po e ndjej vetën shumë të gëzuar kur po ju shoh të rritur dhe krejt pak më “ndryshe” nga ajo kohë.
“Ju ma përkujtoni kohën para 50 vjetësh kur ipja mësim gjuhë amtare në këtë Gjimnaz të Gjilanit. Erdha këtu me ftesën e drejtorit, sepse, atë kohë unë punoja në Normale të Gjilanit. Drejtori më tha se ka nevojë që nxënësit maturantë të gjimnazit të diplomojnë para profesorëve që kanë përvojë”.

Ai (M. Halimi), sikur para 50 vjetësh i lexoi emrat e nxënësve maturantë, të cilët ngriteshin dhe “rrëfenin” se janë gjallë dhe kanë formuar familje. Pati prej tyre që deklaroi se ka 7 fëmijë, ka punuar me ditar në dorë në qytet apo fshat, por pati edhe nga ata që munguan e kanë shkuar në përjetësi. Abdullah Rexhepi, nga Kaçaniku, tha se jam baba i 7 fëmijëve. Jetoj si të gjithë të tjerët.

Basri Musmurati, ish nxënës i gjimnazit, tha se, kam punuar një kohë në arsim. “E kam dashur jetën me ditar në dorë. Tetë vjet i kam kaluar në burg. Gjatë shkollimit e studimeve, kam punuar edhe punë fizike. Kam ngarkuar qymyr dhe nuk e njihja vetën nga ngjyra e pluhurit. I kam 6 nipa e 1 mbesë”.

U lexuan edhe emrat që munguan, si: Farush Ramadani, Ejup Hasani, Fetah Mehmeti, Hajrullah Baxhaku e disa të tjerë. Ndërsa, kur e lexoi emrin e Haki Bunjaku, njëri nga maturantët tha se ky jeton në botën e jashtme. Qerim Qerimi jeton në Francë etj. Tha edhe këtë se, me një shkrim që është paraqitur H. Bunjaku në një gazetë ditore, na ka prekur dhe emocionuar tepër. E kishte përshkruar këtë gjeneratë të dhimbshëm, por edhe entuziaste e fort të suksesshme.

Salih Hasani tha se, ky takim është iniciativw e imja dhe e një shoku që sot mungon (M. Demiri). “Më paska marrë malli t’ju shoh juve shokë të klasës, të cilët kaherë nuk i kam parë. Kjo është një kënaqësi e veçantë e jetës sime, ia vlejti të shihemi nga afër. Nga afër t`i shohim e të bisedojmë me profesorë tanë shumë të çmuar”.

Zijadin Ilazi tha se, edhe unë isha pjesë e kësaj gjenerate të suksesshme. Pas shkollimit fillor e studimeve, jam marrë me gazetari. E kam dashur këtë “zanat” dhe aty e gjeta vetën. Kësaj here, në këtë takim të kësaj gjenerate, munguan 11 vetë, të cilët kanë shkuar në përjetësi. Në mesin e këtij brezi ishin edhe dy femra: Ajshe Salihu dhe Meleke Behluli.

Në pjesën e dytë, maturantët e këtij takimi së bashku me profesorët tyre u gjenden “mysafirë” të ftuar të drejtorisë së gjimnazit në fjalë.

Sami Hoxha, drejtor i gjimnazit “Zenel Hajdini” tha se, kjo ditë po shkëlqen me këta “mysafirë”, të cilët, kanë ardhur në këtë takim për ta shënuar 50-vjetorin e kryerjes së maturës në këtë gjimnaz të këtij qyteti. Edhe pas 50 vjetësh, këta ish maturantë të kësaj gjenerate po e nderojnë këtë institucion dhe kolektivin në fjalë. “Shihni, shtoi S. Hoxha, – ne si gjimnaz, e kemi bërë të pamundurën që ky takim i kësaj gjenerate të jetë ashtu si menduam të ishte. Ne, vitin e kaluar kemi kremtuar 70-vjetorin e themelimit të këtij Gjimnazi që ka emër dhe ka një “datëlindje” të hershme. Gjer më tani, nga ky gjimnaz kanë dalë shumë doktorë shkencash, profesorë, mësues e dijetarë të tjerë. Ky sukses është rezultat i profesorëve tanë që sot gjenden para nesh.

Hidromorava

Para dy vjetësh, Gjimnazi “Z. Hajdini” është i ndarë në dy gjimnaze: gjimnazi shoqëror dhe gjimnazi matematiko-natyror. Gjimnazi i shkencave shoqërore përgatit kuadro për shtet, për kryetar etj., ndërsa gjimnazi i shkencave matematiko-natyrore përgatit kuadro për dije kabinetike për shkencë. Para ndarjes, ky Gjimnaz, ku gjendemi sot, ka pasur 2575 nxënës të rregullt, por ka pasur edhe 145 punëtorë. Shihni, e kemi hijeshuar edhe sallë e mësimdhënësve me moto: “ Gjimnazi, suksese dhe traditë”! Këtu ka suksese të punës. Është një kolektiv i mirë dhe shembull dhe me cilësi e me vlera të pakontestueshme. Kur e kemi përfunduar vitin shkollor, këtu maturën e kanë përfunduar 950 maturantë. Kjo është një kënaqësi për të gjithë ne. Këta janë të rinj tanë premtues për këtë vend e për shoqërinë në përgjithësi. Lirisht mund të shtoj se është edhe një kënaqësi kombëtare. Dhe, për fund, në emër të kolektivit të gjimnazit ju uroj shëndet dhe suksese të tjera në jetë”.

Mehmet Halimi tha se, edhe unë kam punuar si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Normale. Erdha këtu të punoj. E kam filluar punën këtu me ditar nga 23 maj 1966. E kemi festuar mbrëmjen e maturës. Atë kohë, objekti i gjimnazit ishte një ndërtesë e vjetër me pak klasë, ku mësimi është zhvilluar më tepër në gjuhën serbokroate. Por, aty ka qenë bërthama e nisjen së shkollimit shqip. Nga ajo kohë e vonë, kemi krijuar një traditë pune e jete. Kjo traditë është bukur e gjatë dhe erdhi me shumë suksese të arritura e të shumta. Armiku ynë ka punuar edhe atë kohë. Ne ruheshim si prej gjarprit, sepse na ngjitte diçka, vetëm e vetëm si pretekst për t’na larguar nga shkolla. Drejtori i asaj kohe, Vllada Svetanoviq, një rast më pyeti nga cili vend jam. Iu përgjigja e i thash se jam nga Cërnica. “Je i Ramiz Cerninës, a?” “Aty pari i thash. Menjëherë ka dashur të dij për mua se i kujt jam. Pra, ishte kohe e hipotekave dhe me përcjellje. Një shok me pyeti se a shpjegon mësimin me ndjenja? Po, i thash. Pa ndjenja e pa përjetim, nxënësit nuk e kuptojnë mësimin.

Në vitin 1966 ishte koha e rënies së Rankoviqit. Atë kohë, nxënësit e mi bënin harimet e mira, të cilat edhe kishin “peshë”përmbajtoësore. Këta nxënës që kishin bërë hartime të tilla, i kishte marrë policia e UDB-së. Ishin këta nxënës të kësaj kohe “produkt” ynë. Këtë rezultat, që e shfletoi drejtori Sami Hoxha, është një krenari dhe kënaqësi dhe duhet të mburremi. Atë kohë, shkollimin në gjimnaz e vijon nga dy a tre nxënës. Prej kësaj sasie, doli edhe cilësia. Ne, si shtoi M. Halimi, profesor,- shumë sende i kem mbajtur të mbyllura në vete. Ruheshim nga jo shqiptarët. Ne jemi populli me dinjitet. Mandej, ky popull është edhe shumë të zgjuar. Shihni se si të rinjtë tanë botën po e mahnitin me dije sporti e lëmi të tjera. Po arrijnë suksese të shumta dhe evidente. Po na zbardhin fytyrën dhe po ecin përpara. Nga dinjiteti ynë varet edhe dinjiteti i shtetit. Me një fjalë, kemi lënë gjurmë të pashëlyera në historikun e shkollës shqipe. E kemi mbjell me kohë
bimën që po jep fryte. Urime e suksese dhe ju priftë e mbara! U bëfshin më të mirë se profesorët. Ju rritë nera, zotit të shtëpisë!’

Sabit Jakupi, profesor në moshë, tha se, po më vjen mirë që shumica e nxënësve të këtij brezi, kanë ardhur sot këtu për t’u takuar në mes vete e me ne. Kjo po më gëzon tejmase. “Po shoh ish nxënës tanë me fytyra të ndritura dhe me elan që kanë pasur ambicie të mëdha. Me një fjalë, ne, por edhe ju kem dashur që populli të avancohet e të ec përpara. Ishte një kohë që e kemi sfiduar me punë e vullnet. Siç dihet, populli ynë qe i lindur dhe pati vuajtje nga pushtuesit, por kurrë nuk u gjunjëzua para armikut barbar. Por, edhe në këto kushte jete, ju e ne kemi pasur një elan për punë e suksese. Pavarësisht prej traditave e zakoneve tona, përmes shkollës e edukimeve të tjera, kemi reflektuar në të mirë e këtij populli.

Atë kohë, në vitet 1970 e pak më vonë, Gjilani s’ka pasur tre a katër profesorë të gjuhës shqipe. Siç dihet, në gjimnaz, pjesa dërmuese e shkollarëve tanë kanë vijuar mësimet në gjuhën serbokroate. Edhe në këto kushte, vullneti s’ka munguar. Me një fjalë, kemi dashur që populli që të avancohet dhe të shkollohet sa më parë.

Ilmi Matoshi tha se, sot është një ditë e veçantë. “Po gëzohem kur po i shoh nxënësit tanë pas 50 vjetësh, nga koha kur kemi punuar me ta. Uroj të keni shëndet dhe suksese, maturantë e shokë”! Abdyl Hoxha, profesor, tha se, pasi Mehmeti foli, s’dua të flas asnjë fjalë. Ai po e evokon këtë kohë mjaft bukur dhe i paska të freskëta këto “ngjarje” që i kemi kaluar në këtë gjimnaz”.

Me këtë rast, drejtori Sami Hoxha, dy profesorëve të kësaj gjenerate, dr. Mehmet Halimit dhe Sabit Jakupit iu nda nga një mirënjohje dhe nga një ekzemplar të monografisë së Gjimnazit në fjalë. /tefik selimi/rajonipress/