United Hospital

Në “Eco – Higjienë” ka menaxhment, por nuk ka investime nga partneri privat?‏

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Investimet në kompaninë “Eco – Higjiena”, si pjesë e Partneritetit Publiko Privat mes pjesës Publike dhe asaj Private, deri më tani ka respektim të marrëveshjes vetëm afër 17 për qind, sa i përket investimeve, sikur që nuk është respektuar ulja e tarifës së TVSH-së, nga 16 në 8 për qind, pastaj ka bërë uljen e vlerës së aseteve publike të cilat ishin mbi 1.4 milion euro, në 707 mijë e 235 euro.

Me këtë rast kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve, në kompaninë “Eco – Higjiena”, Xhelal Jetishi, ka dhënë disa detaje nga raporti janar – mars i punës, por edhe precizimin e dështimeve konkrete të cilat kanë ndodhur në bashkëpunimin publik – privat.

Ai ka potencuar se partneri privat në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2012, ka marrë obligim që brenda tri viteve t’i investoj 1.5 milionë euro dhe atë investim nuk e ka bërë, ose përkthyer në investime, deri më tani ai ka investuar mbi 257 mijë euro, gjithnjë sipas menaxhmentit të “Eco- Higjienës”.

“Marrëveshja e Partneritetit Publiko Privat, nuk është zbatuar sa i përket investimeve të cilat janë marrë si obligim nga partneri privat për investim në këtë kompani. Partneri privat, sipas marrëveshjes është dashur që brenda tri viteve të bëjë investimin prej 1.5 milionë euro. Por, ajo tashmë deri në këtë fazë është vetëm 17 për qind, ose përkthyer në shifra është mbi 257 mijë euro të investuara, e të cilat ende nuk janë të konfirmuara, përkundër insistimit të Komisionit Komunal të Aksionerëve”, ka thënë kryesuesi Xhelal Jetishi, duke kërkuar transparencë të këtij aspekti.

Jetishi si kryesues i aksionarit publik, ka konfirmuar se pa u njoftuar komisioni i Aksionerëve është bërë hapi tjetër, ai i zhvlerësimit të aseteve Publike në këtë kompani.

UBT

“Pa asnjë informacion është bërë zhvlerësimi i aseteve publike në këtë kompani, dhe atë nga mbi 1.4 milionë euro në 707 mijë e 235 euro. Me këtë zhvlerësim nuk është njoftuar paraprakisht komisioni. Dhe, sipas kësaj, ne, kinse jemi të detyruar që si obligim t’i përmbushim edhe mbi 700 mijë euro. Por, edhe në këtë raport, ne jemi përsëri me 49 përqind, ndërsa partneri ynë është aty tek 17 për qind, në raport të avancimit”, ka thënë Jetishi.

Ai ka thënë se ky partner nuk është i vetmi me të cilin mund të bashkëpunojmë, ka kompani rajonale me të cilat mund të bashkëpunojmë, është Qeveria apo edhe menaxhimin mund të bëjë edhe vet Komuna.

Ndryshe, siç ka thënë Jetishi, Kompanitë që formojnë partneritet apo subjektet afariste kanë qëllim, specializimin e veprimtarisë së tyre, huazimin e shërbimeve, madje edhe teknologjinë, për të rritur sigurinë dhe uljen e shpenzimeve, futjen e metodave inovatore, futjen e mekanizmave të rinj, për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, të cilin synim sipas Jetishit e ka pjesa publike e partnerit në këtë kompani.

Komisioni i Aksionerëve nuk ka asnjë vërejtje sa i përket pastërtisë, sepse ajo bëhet vazhdimisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme nga punëtorët e kësaj kompanie, sikur që është bërë gjithnjë edhe para këtij bashkëpunimi. Gjilani është ndër qytetet më të pastërta në Kosovë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.