Rashiti: Do të marrim masa preventive për ta luftuar dhunën në familje
Gjilan – Nënkryetari i komunës së Kllokotit Hasan Rashiti ka pritur në një takim përfaqësuesit e OJQ “Liria”, Ibadete Mustafa dhe Nora Haziri. Rashiti ka thënë se në të ardhmen të organizojmë edhe takime nëpër vendbanimet e Komunës së Kllokotit si mënyra ma e mirë për të vetëdijesuar qytetarët dhe ndërmarrë masa preventive me luftuar dhunën në familje me theks te veçantë, dhunën ndaj gruas dhe fëmijës.
Përfaqësuesit e Qendrës për Mbrojtjen dhe rehabilitimin e Gruas dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan në takim me Hasan Rashititn kanë diskutuar për format e bashkëpunimit mes Komunës së Kllokotit dhe Qendrës dhe janë dakorduar që në të ardhmen të organizojnë edhe takime nëpër vendbanimet e Komunës së Kllokotit. “Kjo edhe mënyra ma e mirë për të vetëdijesuar qytetarët dhe për të ndërmarrë masa preventive për ta luftuar dhunën në familje, me theks te veçantë, dhunën ndaj gruas dhe fëmijës” tha Hasan Rashiti./rajonipress/


