Ndonëse i lënduar, futbollisti shqiptar insistoi të luajë titullar
Arian Ademi përkundër lëndimit të pësuar, “shtrëngoi” dhëmbët dhe luajti heroikisht 70 minuta në ndeshjen mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në Tblisi në kuadër të finales së Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal, 1:0, shkruan “Zeri.info”.
Kjo fitore i dërgoi maqedonët në “Euro 2020” për herë të parë në histori.
Ndërkohë, Ademi ndonëse i lënduar, me insistimin e tij personal startoi nga minuta e parë mbrëmë dhe kontribuoi shumë për fitoren e Maqedonisë së Veriut.
Sidoqoftë, futbollisti shqiptar pas ndeshjes tha se lëndimi është serioz dhe se i duhet të pushojë.
Kjo nënkupton se ai nuk do të paraqitet në dy ndeshjet e radhës së Maqedonisë së Veriut ndaj Estonisë dhe Armenisë në Ligën e Kombeve. /Zeri.info


