Fundamenti

Shqipëria e ringjallur, Kosova vazhdon me paraqitje të dobëta

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shqipëria ka treguar se është ringjallur nga trajneri i saj i ri Edi Reja. Ata e kanë mundur sonte Kosovën me rezultat 2-1 me golat e Balajt dhe Uzunit në Elbasan Arena. Për Kosovën shënoi Vedat Muriqi nga penalltia. Kosova tashmë ka më shumë se një vit pa fitore në të gjitha ndeshjet e zhvilluara. Me Kosovën sot debutoi edhe Mirlind Daku.

Kosova ka vazhduar me paraqitje të dobëta me Kombëtaren e saj. Ata sonte janë dominuar nga Shqipëria, e cila në fushë erdhi më shumë fytyra të reja.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Shqipërinë e cila sulmoi dhe pati posedimin e topit.

Megjithatë fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Kosovën të cilët qarkullonin topin më mirë dhe disa herë ishin afër zonës së kundërshtarit.

Pas minutës së 20-të, Shqipëria ishte shumë më e mirë.

Goli do të vinte pas një superdepërtimi të Myrto Uzunit që tejkaloi Amir Rrahmanin sikurse mos të jetë dhe bëri një pasim fenomenal për Bekim Balajn i cili shënoi në minutën e 31-të të ndeshjes.

Shqipëria pati edhe disa raste deri në minutën e 40-të por nuk i shfrytëzoi si duhet derisa Kosova ka mundur të barazoi në pesë minutat e fundit.

ARKATANA

Pjesa e dytë erdhi me katër ndryshime tek të dyja skuadrat.

Kosova ishte më e mirë dhe qysh në fillim të kësaj pjese derisa rastin më të mirë e pati Zhegrova por që portieri i sapohyrë në lojë Alban Hoxha e priti atë.

E në mometet më të mira të Kosovës, Hasani e humbet një top në mesfushë dhe topi shkon te Selahi i cili gjen të lirë Uzunin, i cili dyfishon epërsinë në minutën e 65-të.

Kosova pas kësaj minute e dominoi ndeshjen dhe shpesh ishte afër për të shënuar por Shqipëria mbrohej mirë.

Kosova do të shënonte vonë për ta ngushtuar epërsinë, saktësisht në minutën e 85-të dhe goli erdhi nga penalltia që u shkaktua në Muriqin nga mbrojtësi i ri i Kombëtares shqiptare, Çepele.

Në minutat e fundit Kosova sulmoi disa herë portën e Shqipërisë por nuk arriti që ta barazojë rezultatin.

Pas këtij rezultati Kosova hynë në më shumë se një vit pa fiture në të gjitha ndeshjet e luajtura. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.