Fundamenti

Komuna e Vitisë nis realizimin e projektit për asfaltimin e 38 rrugëve të lagjeve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, sot, ka filluar realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve të lagjeve në këtë lokalitet si dhe lokalitete tjera të kësaj komune, ku planifikohet të asfaltohen 38 rrugë të lagjeve.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se, sot, me fillimin e punëve në asfaltimin e rrugës “Saqip Hoxha”, në Sllatinë të Epërme, po fillojmë punimet në asfaltimin e rrugëve edhe në shumë lagje të këtij lokaliteti si dhe në fshatra tjera. “Gjatë këtij viti kemi planifikuar asfaltimin e 38 rrugëve të lagjeve në shumicën e fshatrave të komunës së Vitisë, projekte këto që financohen nga buxheti komunal. Por kësaj liste të rrugëve që do të asfaltohen nëpër lagje do t`i shtohen edhe shumë rrugë tjera, pasi në këtë iniciativë kemi edhe mbështetjen e institucioneve qendrore”, ka thënë Haliti.

Ai ka theksuar se Në Sllatinë të Epërme, pos asfaltimit të rrugëve të lagjeve, komuna gjatë këtij viti planifikon edhe përfundimin e plot të projektit për ujin e pijes, pastaj rregullimin të trotuarit në rrugët kryesore të fshatit, ndriçimin, ndërtimin e një parku si dhe asfaltimin e rrugës që lidhë Sllatinën e Epërme me Pozheranin. “Sllatina e Epërme gjatë gjithë kohës ka qenë kontribuuese e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi, prandaj edhe meriton një vëmendje të veçantë që banorëve të këtij lokaliteti t`i përmirësojmë jetën”, ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Kurse, Ibush Sefedini, banorë i rrugës “Saqip Hoxha”, ka thënë se projekti për asfaltimin e rrugës në këtë lagje, ka qenë një domosdoshmëri pasi banorët që banojnë në këtë lagje e kishin të vështirë të qarkullonin në këtë rrugë, sidomos kur kishte të reshura atmosferike. “I jemi mirënjohës komunës për këtë projekt të cilin e kemi pritë gjatë, pasi me këtë projekt po bëhet një zgjidhje e cila do të përmirësoi dukshëm jetën e banorëve në këtë rrugë”, ka thënë Sefedini.

Ndersa Elbasan Ahmeti, anëtar i këshillit të fshatit Sllatinë, ka thënë se ky projekt dhe projektet tjera që planifikohen të realizohen në Sllatinë, kthejnë besimin e banorëve në institucionet komunale, pasi kemi qenë të anashkaluar. “E falënderoi kryetarin e komunës si dhe udhëheqjen komunale për këto projekte që kanë qenë kërkesa të kamotshme të banorëve të fshatit e më të cilat përmirësohet dukshëm jeta e banorëve në këtë lokalitet”, ka theksuar Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.