Fushata “Ta pastrojmë Kosovën” në Kamenicë, “Eco – Higjiena” ndodhet kudo
Kamenicë – Në kuadër të fushatës: “Ta pastrojmë Kosovën” në komunën e Kamenicës është organizuar pastrimi i hapësirave publike nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, “Eco- Higjiena” dhe kompania për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Komuna e Kamenicës është njëra prej komunave që ka më së shumti hapësira të gjelbëruara dhe më të pastërta në Kosovë. “Eco – Higjiena” me punëtorët e saj edhe këto ditë ndodhte në çdo hapësirë e vend të frekuentuar të qytetit për të eliminuar mbetjet dhe për të krijuar një ambient të shëndoshë dhe gjelbërues./rajonipress/


