UBT

Zhegrova tregon me cilin lojtar ka pas konflikt te Kosova dhe a ka ndonjë që nuk i flet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ylli i Kosovës dhe skuadrës së Baselit, Edon Zhegrova në emisionin “NIN” në Klan Kosova ka folur për raportet mes tij dhe lojtarëve të tjerë të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë emisionit atij iu është bërë një pyetje se është folur që ka pasur një konflikt me një lojtarë të Kosovës, për cilin bëhet fjalë dhe me cilin lojtar nuk flet?

Uji Dea

Zhegrova nuk ka hezituar të sqarojë gkithçka duke thënë se ajo ka qenë një incident i rastit dhe asgjë më shumë.

“Të gjithë e dinë se kam pasur një incident me atë lojtar më herët (duke aluduar në Benjamin Kolollin). Unë nuk do ta quaja konflikt, janë gjëra që ndodhin në stërvitje, gjëra të çastit asgjë serioze. Gjithçka ka përfunduar aty. Sa i përket asaj që a kam ndonjë lojtar që nuk foli në kombëtare, jo me të gjithë foli. Jemi kombëtare dhe të gjithë aty jemi bashkë për të ecur përpara. Pra kam raporte të mira me të gjithë”, ka thënë Zhegrova i cili i është bashkuar Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit, fillimisht për miqësoren me Shqipërinë e pastaj me Slloveninë dhe Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.