Celina i plotë në barazimin mes Metzit dhe Dijonit, vlerësohet me notë solide pas ndeshjes
Me rezultat të barabartë, është mbyllur ndeshja e javës së dhjetë në Ligën 1 mes Metzit dhe Dijonit.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Municipal Saint-Symphorien”, Metz dhe Dijon kanë barazuar me rezultat 1:1, shkruan “Zeri.info”.
Ylli i Kosovës, Bersant Celina e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë.
Ai luajti nga fillimi e deri në fund në këtë ndeshje.
Nga “WhoScored”, mesfushori prizrenas u vlerësua me notën 6.6.
Pas dhjetë javësh, Metzi ndodhet në vendin e tetë me 15 pikë, kurse Dijoni në vendin e fundit me vetëm katër sosh. /Zeri.info


