Fundamenti

Amir Saipi largohet nga Lugano, transferohet në Spanjë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, i ka dhënë fund aventurës së tij me Luganon dhe do ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll.Klubi zviceran ka konfirmuar largimin e 26-vjeçarit, i cili do të transferohet te CD Castellón, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Saipi iu bashkua Luganos më 10 shtator 2021 nga Schaffhauseni dhe gjatë pesë sezoneve me fanellën bardhezi zhvilloi 180 ndeshje, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Destinacioni i tij i ri është Castellóni, klub që sezonin e kaluar u eliminua në “play-off” për inkuadrim në La Liga nga Almeria. Në edicionin e kaluar, portier titullar i skuadrës ishte belgu Roman Matthys, i cili regjistroi 40 paraqitje në kampionat.

Fundamenti

Shuma zyrtare e transferimit nuk është bërë publike, por mediat zvicerane raportojnë se marrëveshja kap vlerën e rreth 1 milion eurove, duke përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e portierit kosovar.

Lugano kishte përgatitur tashmë zëvendësimin e Saipit, pasi gjatë kësaj afati kalimtar transferoi portierin gjerman Felix Gebhardt, 24 vjeç, i ardhur nga Regensburg, i cili pritet të jetë rezervë e David von Ballmoos.

Kalimi në Spanjë përfaqëson një hap të ri në karrierën e Amir Saipit, i cili synon të vazhdojë zhvillimin e tij në një kampionat konkurrues dhe të ruajë vendin e titullarit edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.