Bernard Berisha: Gjithmonë i gatshëm për ty, Kosova ime!
Mesfushori i Akhamt Groznyt dhe Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, është shprehur i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Bernard Challandes, raporton “Zeri.info”.
Berisha, që po shkëlqen në Kampionatin e Rusisë, e ka postuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi me mbishkrimin: “Gjithmonë i gatshëm për ty, Kosova ime!”.
Berisha mungoi në ndeshjet e muajit tetor të Kosovës për shkak të në takimin paraprak të zhvilluar ndaj Greqisë në momentin e shënimit të një eurogoli, bëri një gjest në drejtim të bankinës duke e shprehur pakënaqësinë e mos aktivizimin për gati dy vite.
Berisha është një ndër lojtarët më në formë të Kosovës.
Ai është prodhim i futbollit kosovar pasi që karrierën e ka nisur te Besa e Pejës. /Zeri.info

